Polica gjermane zhvlerëson pretendimet e Ramës: Shqiptarët ikin nga Greqia sepse shmangin...

Polica gjermane zhvlerëson pretendimet e Ramës: Shqiptarët ikin nga Greqia sepse shmangin kontrollet dhe biletat janë më të lira

59
0
Shares

Pjesa me e madhe e azilkërkuesve shqiptarë e përdorin Greqinë dhe Maqedoninë si pikë transiti për arsye financiare. Nisur nga fakti që biletat të avionit janë disa here me të ulëta në këto shtete, azilkërkuesit shqiptarë janë nisur të organizuar nga aeroportet në Maqedoni dhe Greqinë për të kërkuar azil në Gjermani.
Sipas zëdhënësit të policisë federale gjermane në aeroportin i Frankfurtit, Vincent Triest, mësohet se një pjesë e konsiderueshme e azilkërkuesve shqiptarë nisen nga aeroportet jashtë Shqipërisë, siç është ai i Shkupit dhe Selanikut. Duke u nisur nga Shkupi ose Selaniku, shqiptarët shmangin dhe rrezikun që policia e Rinasit mund t’i ndalojë në aeroport.
Bashkimi Europian i kërkon çdo shtetasi që kërkon të vizitojë Bashkimin Europian të këtë një sasi të caktuar parash me vete. Duke u nisur nga një shtet tjetër, ky kontroll mund të shmanget më kollaj. Sipas zëdhënësit të policisë gjermane me 15 korrik u shënua fluksi mi lartë i azilkërkuesve shqiptarë, ku 52 persona u arrestuan në një avion që u nis nga Shkupi, ndërsa një tjetër grup me 17 veta u kap në linjën Selanik-Frankfurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY