Deri në 31 dhjetor të këtij viti, të gjitha kompanitë e linjave të internetit do duhet të heqin linjat kabllore, që shfrytëzojnë shtyllat elektrike si dhe në brendësi të zonave të banuara ku gjendja e instalimeve është jashtë kushteve teknike dhe rregulloreve përkatëse.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronik edhe Postare (AKEP) ka njoftuar se aksioni do të vijojë për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin.
Sipas një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe OSHEE-së (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë), AKEP kërkon që të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda datës 31 Dhjetor si dhe në brendësi të zonave të banuara.
Sipas informacionit të AKEP, në fazën e parë të këtij aksioni në të gjithë qytetet kryesore u eliminuan rrjetet kabllore ajrore në zonat urbane me dendësi më të madhe, në qendrat dhe hyrjet e qyteteve, pjesët brenda unazave dhe në rrugët kryesore.
Pas fazës së parë të këtij aksioni, rezulton se rreth 70 % e rrjetit ajror nuk po përdoret më nga operatorët.
Gjithsesi përveç heqjes së këtyre linjave, që në popull janë quajtur “rrjetet e merimangës”, operatorët privatë do duhet të investojnë për të shtrirë rrjetet tek abonentët sipas parametrave dhe standardit europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/