Ministri Tahiri: Gjermanët gënjejnë, shifrat e tyre për shqiptarët azulikërkues nuk janë...

Ministri Tahiri: Gjermanët gënjejnë, shifrat e tyre për shqiptarët azulikërkues nuk janë të sakta

63
0
Shares

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, numri i daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi nuk ka rritje, krahasuar me një vit më parë.
“Shifrat e shqiptarëve që ka sjellë Gjermania nuk përputhen me daljet në kufi”.
Kështu deklaroi ministri Tahiri në një dalje për shtyp duke sqaruar mbi temën e azilkërkuesve.
“Numri i daljes së shtetasve shqiptarë nga pikat kufitare të shtetit tonë është rritur 0.6 % nga e njëjta periudhë e vendit më parë, gjë që do të thotë se shifrat e thëna nga Gjermania dhe vendet e tjera nuk korrespondojnë me numrin total të vendeve që kanë dalë nga pikat kufitare të vendit tonë. Shifra e daljeve në kufi është brenda normave dhe nuk korrespondon fare me të dhënat që thonë vendet e BE, që vuajnë nga kërkesat për azilantë. U kemi kërkuar autoriteteve të Gjermanisë të na japin të dhëna specifike me detaje mbi kombësinë, vendlindjet, vendbanimeve më të fundit sepse nuk korrespondojnë të dhënat e tyre”, tha Tahiri.
Deklarata e Tahirit, tenton tua faturojë “gabimin e llogaritjes” së numrit të emigrantëve, gjermanëve, ndërkohë që në këto 7 muaj numri i azilkëkruesve është rritur ndjeshëm, jo vetëm në Gjermani, por edhe Në Francë, Finlandë, etj.
emigrant autobus vloreNdërkohë, tentativa e sotme e ministrit Tahiri, për të justifikuar numrin e azilkërkuesve shqiptarë, nga shqiptarët jashtë kufijve të vendit tonë, bie ndesh me “aktivitetin” dhe “angazhimin” e tij personal, për parandalimin e fenomenit “azilkërkues”, kur vetë vihej në krye të operacionit ndaj autobusëve që niseshin, direkt nga Vlora për në Gjermani.
Kjo përpjekje e Saimir Tahirit për të nxjerrë gënjeshtarë gjermanët, bie ndesh edhe me gjithë atë investim gjermanë, të cilët kanë dërguar oficerë të tyre në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit. Janë të shumtë rastet e ditëve të fundit, se si vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, apo edhe zëvendësministrja e punëve të Brendshme, kanë “promovuar” këtë prezencë të oficerëve gjermanë. Nuk besohet se kjo prezencë është për të frenuar 0.6 për qindëshin e rritur të daljeve të shqiptarëve jashtë kufijve për këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY