Si do të mbrohet Rama nesër në Samitin e Vjenës, pas tre...

Si do të mbrohet Rama nesër në Samitin e Vjenës, pas tre qëndrimeve për azilkërkuesit

59
0
Shares

Nesër mblidhet në Vjenë Samiti për Ballkanin. Sipas paralajmërimeve, me gjasa në axhentë do të jetë edhe diskutimi për fluksin shqetësues të azilkëkruesve, kryesisht në Gjermani. Po sipas të njëjtave paralajmërime, dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë do të jenë llogaridhënësit më të mëdhenj.
Ndërkohë, janë të paktën tre qëndrime që ka shfaqur qeveria shqiptare, që pas kthimit në problem të fenomenit të azilkërkuesve.
Qëndrimi i parë është ai “i joshjes dhe mashtrimit, nga struktura kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore…, të cilëve qeveria ju shpalli luftë dhe i paralajmëroi me ndëshkim. Kjo u bë më e dukshme, pas “virusit’ të nisjes me autobusë direkt nga Vlora për në Gjermani.
Qëndrimi i dytë është ai i djeshmi i Edi Ramës, sipas të cilit “drejt Gjermanisë ikin shqiptarët nga Greqia, jo nga Shqipëria”. Rast i rrallë ky që Edi Rama i ndan shqiptarët në “të Greqisë” dhe në “të Shqipërisë”…
Qëndrimi i tretë është ai i sotmi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, sipas të cilit, “shifrat nga Gjermania, të azilkërkuesve shqiptarë nuk janë të sakta”…
Pyetja që lind pas këtyre tre qëndrimeve, sidomos pas reagimit të djeshëm të kryeministrit dhe atij të sotmit, të ministrit të Punëve të Brendshme, është se “si do të mbrohet Edi Rama nesër në këtë Samit?”
Do të justifikohet, përballë ndikimit dhe joshjes së trafikantëve?
Do të justifikohet se Shqiptarët azilkërkues janë “të Greqisë” dhe se ai nuk ka pse mban përgjegjësi?
Apo, do ti kërkojë llogari kancelares Merkel, pse gjermanët nuk dinë të mbledhin dhe të llogarisin numrin e saktë të azilkërkuesve shqiptarë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY