FOTO/ Ish-kreu Interpol këmbëngul: Të hetohet mosarrestimi i Mark Frrokut

FOTO/ Ish-kreu Interpol këmbëngul: Të hetohet mosarrestimi i Mark Frrokut

72
0
Shares

Insistimi i Artan Bajraktarit, ish-kreut të Interpolit, për të hetuar mos arrestimin e deputetit Mark Frroku, tashmë është në duart e gjykatës. Pas kërkesës së tij, një muaj më parë në gjykatë, mësohet se në datën 4 shtator 2015, në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, fillon gjykimi i padisë së Bajraktarit i cili ka kundërshtuar vendimin e prokurorisë, për pushimin e procedimit penal, për gjetjen e shkaktarëve që nuk realizuan arrestimin e Mark Frrokut, mos arrestim që i kushtoi me largimin nga detyra, ish-kreut të Interploit.
photo-2Më se dy muaj më parë, kur Artan Bajraktari, u arrestua për fshehjen e urdhrit të arrestimit të deputetit Mark Frroku, ai bëri të ditur se jo vetëm që këtë urdhër nuk e kishte fshehur, por se kishte njoftuar ish-drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së shtetit Artan Didi.
Më se një muaj më parë, prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për ish-shefin  e Interpolit Tiranë, Arben Bajraktari, i cili u arrestua më 30 maj të këtij viti për fshehjen e kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku.
Prokuroria Tiranë pushoi çështjen ndaj Arben Bajraktarit duke e konsideruar si shkelje të  natyrës me karakter administrativ, duke e renditur në kategorinë e kundërvajtjes administrative dhe jo shkelje të ligjit në kuadër të së drejtës materiale penale. E njëjta procedurë u ndoq edhe ndaj specialistes në drejtorinë e Interpolit Tiranë, Loreta Alla mbi të cilën rëndonin të njëjtat akuza, pas së cilës prokuroria mbyll hetimet. 
mark frroku, duke dale nga makinaPor pas gjithë kësaj, i bindur se arrestimi i deputeti Mark Frroku u fsheh nga dikush, të akuzuarit, dy ish-zyrtarë të Interpolit, kërkojnë që hetimet mos të mbyllen. Në një kohë kur prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë procedimin penal kundër ish-shefit të Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe vartëses së tij Loreta Alla, ish-zyrtari i lartë i Policisë ka kundërshtuar vendimin e pushimit të prokurorisë, duke kërkuar, këtë herë nga gjykata, detyrimin e prokurorisë për vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të moszbatimit të urdhrit ndërkombëtar për arrestimin e deputetit Mark Frroku dhe Arjan Bytyçi, ky i fundit tashmë i shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY