Kryebashkiaku Veliaj: Ja 7 masat e dënimit për aktet vandale dhe ndotjen...

Kryebashkiaku Veliaj: Ja 7 masat e dënimit për aktet vandale dhe ndotjen në kryeqytet

55
0
Shares

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar sot me 24 administratorët e bashkisë së madhe. Në këtë takim Veliaj u ka kërkuar administratorëve të jenë në krye të punëve, duke ftuar edhe qytetarët për të bashkëpunuar. Por kreu i Bashkisë ka prezantuar edhe 7 masat të cilat do të merren nëse dëmtohet infrastruktura në Tiranë apo ndotet. Bëhet fjalë për gjoba nga 50 mijë deri në 5 milionë lekë.
Kryebashkiaku sqaroi se paratë që do të merren nga gjobat janë të destinuara për pastrim-gjelbërimin e kryeqytetit dhe jo për rrogat e punonjësve.

Masat e propozuara

Hedhja e mbetjeve dënohet me 50 mijë lekë
Ndërtimet pa leje dënohen 5 milion lekë
Shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike, 2 milion lekë
Vandalizmi i pronës publike, vjedhje pusetash, pështymje, dëmtimi i pemëve, 200 mijë lekë gjobë
Ndotja e rrugëve nga automjetet e rënda, 100 mijë lekë për mjet
Vjedhja e kontejnerëve 200 mijë lekë
 Mbetjet pas çdo aktiviteti 200 mijë lekë gjobë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY