Lushnje, thahen kulturat bujqësore në Tërbuf

Lushnje, thahen kulturat bujqësore në Tërbuf

124
0
Shares

Mungesa e reshjeve te shiut ka krijuar probleme për prodhimet bujqësore në zonën e Tërbufit në Lushnje. Banorët thonë se janë tharë sipërfaqe të mëdha me kultura bujqësore si misri, fasulja dhe kultura të tjera. Jo vetëm kaq, por toka është çarë pasi ka rreth tre muaj që nuk ka rënë shi në këtë zonë. Pavarësisht se lumi i Shkumbinit kalon përmes fshatit të Çermës, tokat bujqësore në Tërbuf po vuajnë thatësirën e madhe dhe pasojat  e rënda që ajo po lë pas.
Ata ankohen se kanalet vaditëse nuk kanë ujë, pasi janë kthyer në vendgrumbullim të plehrave dhe bordi i kullimit nuk funksionon me kapacitet të plotë për të mbajtur nën kontroll pastrimin e të gjitha kanaleve në rrethin e Lushnjes.
E ndërsa bujqësia vuan thatësirën, kjo zonë përgatitet që me fillimin e dimrit të përmbytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY