Shkurtohet me 600 milionë lekë buxheti për konfliktet e pronësisë

Shkurtohet me 600 milionë lekë buxheti për konfliktet e pronësisë

65
0
Shares

Fondi për dëmshpërblimet e konflikteve të pronësisë është shkurtuar me 600 milionë lekë.
Pas rishikimit të buxhetit për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, qeveria ka reduktuar edhe zërin e fondeve për zbatimin e vendimeve të Strasburgut, i përcaktuar si fond kontigjence.
Sipas burimeve të Ministrisë së Financave, ky buxhet ka shkuar në 1.4 miliardë lekë nga 2 miliardë që ishte përcaktuar në buxhetin fillestar.
Mësohet se për tre vendime të Gjykatës së Strasburgut që janë dhënë këtë vit, janë përdorur 482 milionë lekë.
Vendimet e  Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, kryesisht për problematika pronësie, i kanë kushtuar arkës së shtetit shqiptar më shumë se 1.2 miliardë lekë në 9 vitet e fundit.
Gjithnjë e më shumë ka një numër të madh të pronarëve që i drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të zgjidhur çështjet e pronësisë për shkak se janë të pakënaqur nga zgjidhjet që jep sistemi gjyqësor në Shqipëri. Dhe ky korrelacion negativ ku buxheti është shkurtuar, por kërkesat për të zgjidhur çështjet në Gjykatën e Strasburgut janë rritur,  do të thotë barrë edhe më e madhe për buxhetin e shtetit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY