Reagojnë mediat greke dhe Athina zyrtare për kishën në Dhërmi: Rama arrogant,...

Reagojnë mediat greke dhe Athina zyrtare për kishën në Dhërmi: Rama arrogant, po e kalon masën

71
0
Shares

Athina zyrtare dhe mediat greke i kanë cilësuar provokative deklaratat e Ramës për incidentin në kishën e Dhërmiut.
Komenti i Ramës mbi kishën duke e quajtur “garazh” pas prishjes nga autoritet vendore ka irrituar grekët , sipas të cilëve Rama po i hedh benzinë zjarrit.
E përditshmja “Demokratia” shkruan:
“Edi Rama i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij”, ndërsa gazeta “Ethos” e nis shkrimin e saj:
“Provokon Edi Rama. Është qesharake që shqiptarët pagëzojnë kishën, një garazh”.
Ka reaguar
ashpër ndaj deklaratës së Ramës edhe partia  opozitare  më e madhe në Greqi, Demokracia e Re, ku shefi i Punëve të Jashtme të kësaj partie e quan arrogancë  dhe kalim mase deklaratën e kryeministrit shqiptar.
“Pas nënteksteve nacionaliste për Shqipërinë e Madhe, pas deklaratave që vinin në diskutim të drejtat sovrane të Greqisë në zonat detare, tani zoti Rama cilëson si garazh kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. Këto deklarata të kryeministrit shqiptar krijojnë një tension. Ato sabotojne perspektivat europiane të vendit të tij”- ka thënë Jorgos Kumucakos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY