LSI i bleu PD 8 miliardë lekë kryetarin e komunës

LSI i bleu PD 8 miliardë lekë kryetarin e komunës

89
0
Shares

Një aferë e pastër korrupsioni, blerje përpara zgjedhjeve të një kryetari komune, për ti shërbyer kandidatit të Ilir Metës në Cërrik. Kjo është dosja që ka publikuar sot Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

dokumentiiii

“Agron Hysa, ish-kryetari i Komunës Mollas, nuk i përkiste kësaj mazhorance. Por ai kaloi me Ilir Metën dhe Edi Ramën, pasi kompanisë së tij iu dha në mënyrë të pastër korruptive tenderi prej 8 miliardë e 684 milionë lekësh për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Banje, në fillim të qershorit.

Në këmbim të këtij favori financiar miliarda lekësh, kryetari i Komunës u rreshtua në krah të Ilir Metës e kandidatit të tij për Cërrikun, dhe kjo dëshmohet nga dhjetra foto të takimeve elektorale që ju mund ti shihni në ekran.

Vetë tenderi ka shkelje dhe abuzime të rënda ligjore.

Firma e shpallur fituese ka dhënë ofertën me çmimin më të lartë, ndërkohë që kompanitë e tjera u skualifikuan ndonëse kanë dhënë oferta më të ulëta siç pasqyrohet në këtë dokument.

Ky është një korrupsion i skajshëm me paratë publike, një hajdutëri tipike e markës Rama-Meta.

Sigurisht, fituesi ishte i paracaktuar. Dhe ndërkohë Agron Hysa u zhvendos poltikisht nën strehën e fundit të maskarenjve, duke punuar në fushatën e LSI-së për Bashkinë Cërrik.

Ky rast i pastër korrupsioni politik dhe financiar duhet ta verë menjëherë në lëvizje Prokurorinë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY