Edi Rama, Saimir Tahiri, 0.6 përqindëshi i tyre – “shqiptarët e Greqisë”...

Edi Rama, Saimir Tahiri, 0.6 përqindëshi i tyre – “shqiptarët e Greqisë” dhe “shqiptarët e Novoselës”

69
0
Shares

Zbulohet krejt rastësisht se shifra që e ka shtuar me 0.6 për qind më shumë, numrin e shqiptarëve të larguar këtë vit nga Shqipëria, krahasuar me vitin e kaluar, janë nga fshati Novoselë. Zbulimi i rastësishëm është bërë nga një reportazh i “Der Spiegel”, i cili nëpërmjet publikimit të rrëfimit të një të riu nga ky fshat, zbulon edhe arsyet se çfarë i detyron të rinjtë shqiptarë të braktisin vendin…
Sipas rrëfimit për “Der Spiegel”, i riu shqiptar, Mili Tafaj nga fshati Novoselë, e sheh emigrimin si të vetmen zgjidhje.
Djali që ka mbaruar sistemin trevjeçar në Universitetin Bujqësor të Tiranës i është përkushtuar punëve të bujqësisë, por jetën e sheh gjetiu.
“Vetëm për vitin 2015, 20-30 % e banorëve të fshatit kanë ikur”, thotë ai.
Kjo shifër, zbulon një të vërtetë tjetër.
Sipas deklaratave edhe të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri sot, i cili tha se nga Shqipëria këtë vit janë shtuar numri i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë shtetit, vetëm me 0.6 për qind, atëherë i bie që të larguarit që kanë shtuar këtë numër, të jenë nga Novosela. Sipas shifrave që vijnë nga Novosela dhe atyre të ministrit Tahiri, azilkërkuesit shqiptarë që e kanë kthyer Shqipërinë në vend problematik për sa i përket fenomenit të azilkërkuesve, të jenë nga ky fshat.
Pas këtij “ballafaqimi”, nuk ngelet asgjë tjetër veçse të pohohet e pranohet se ministri Saimir Tahiri ka të drejtë… Edhe kryeministri Edi Rama ka të drejtë… Nga Shqipëria nuk ka eksod. Eksod ka vetëm nga “shqiptarët e Greqisë”, si edhe nga “shqiptarët e Novoselës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY