Serbia njeh Kosovën, nënshkruan në dokumenta me “Republika e Kosovës”

Serbia njeh Kosovën, nënshkruan në dokumenta me “Republika e Kosovës”

97
0
Shares

Serbia ka nënshkruar dokumenta me emërtimin Republika e Kosovës, hera e parë përgjatë nënshkrimit të disa marrëveshjeve dy vitet e fundit mes dy vendeve që luftuan mes tyre 16 vite më parë.

isa mustafa vucicicic

“Viti 2015 është vit evropian për Kosovën. Serbia ka pranuar të nënshkruajë dokumente ku flitet për Republikën e Kosovës. Është si një lloj njohje”,deklaroi zv/kryeministri Thaçim sot pas nnëshkrimit të disa mrrëveshjeve në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Mustafa dhe atij serb, Vucic.

Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar në mbrëmje marrëveshjen pako, e cila përfshin edhe marrëveshjen shumë të diskutueshme për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ia konfirmojë që marrëveshja është nënshkruar para pak çastesh. Përfshinë katër segmente, për të cilat kemi diskutuar edhe më herët. Në përputhshmëri me Kushtetutësn, me ligjin, dhe me standardet evropiane”, është cituar zv/kryeministri nga klan kosova.

“Serbia është detyruar që të pranojnë, pas refuzimeve gjatë tërë ditës,s epse ka kërkuar që ky asociacion të jetë me karakter ekzekutiv. Gjithashtu do të theksoj, që gjithë ai pretendim, që të krijojë një Republika Srpska sot ka rënë poshtë, nga kjo marrëveshje”. “Serbia, më në fund e ka nënshkruar marrëveshje, sepse ishte e detyruar që të nënshkruajë”, është shprehur Thaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY