Ndjesa e Gjergj Lekës në “Facebook” nuk e kënaq Lindita Theodhorin

Ndjesa e Gjergj Lekës në “Facebook” nuk e kënaq Lindita Theodhorin

54
0
Shares

Reagimi në Facebook i kantautorit Gjergj Leka pas revoltimit të këngëtares Lindita Theodhori, nuk e ka qetësuar këtë të fundit.
E kontaktuar nga “Dita”, Lindita Theodhori nuk e konsideron ndjesë këtë që ka bërë Leka, madje ajo thotë se ai e ka thelluar më tej fyerjen e tij ndaj saj.
“Unë do e konsideroja falje që ai të dalë në të njëjtën gazetë dhe të përgënjeshtrojë e të hedhë poshtë me gojën e tij ato që ka thënë ndaj personit tim.
Si mund të kërkoi falje nga Facebook ai, madje me atë që ka bërë e ka rënduar dhe thelluar edhe më tej gabimin e tij, duke thënë që njerëzit nuk merren me fenomenin, po merren me Gjergjin.
Kush është fenomeni këtu?
Dil o ti njeri atje ku ke folur dhe i veshur me një turp të madh, kërko një falje të madhe publike dhe përgënjeshtro urgjentisht, në mënyrë të prerë, kategorike çfarë helmesh ke vjellë nga goja.
Kjo që ke bërë është e pashlyeshme”, e mbyll reagimin e saj, artistja Theodhori, e cila duket se nuk do e lërë me kaq këtë histori.
Ndërkohë, një ditë më parë, kompozitori Gjergj Leka reagoi pas revoltimit të këngëtares Lindita Theodhori. Kantautori ka kërkuar falje ndaj saj dhe Parashqevi Simakut, duke u thënë se janë bërë pjesë e diskutimeve të masës këto ditë, jo për faj të tij.
capturegl“Më në fund kuptova që kam miq e ke armiq..mjaftuan disa tituj të gabuar në një gazete për të “zgjuar” urrejtjen që disa kanë ndaj meje dhe jo ndaj fenomenit! Edhe kur dikush thotë të vërtetën por ama pa cenuar emra të përveçëm, janë gati plehrat dhe të paaftët që t’iu jepet mundësia të shthuren e ta ndjejnë veten fitimtarë mbi djersën e dikujt tjetër që në jetën e tij vetëm tha vetëm të vërtetën që nuk i pëlqeu askujt! Janë pikërisht ata që dështuan në jetë dhe nuk u bënë kurrë si unë! “, shkruan Leka.
Ai u kërkon falje këngëtareve duke u dhënë edhe respektet e tij.
“I kërkoj falje Parashqevisë dhe Linditës që pa dashje u bënë objekt diskutimi i masës por jo nga unë! Do ta jap përgjigjen time në ekran në datën 13 shtator dhe do flas edhe për “Të mjerët” që duke përdhosur emrin tim e të familjes treguan sa legenë e mosmirënjohës ka Shqipëria! Respekt figurave dhe ikonave të muzikës shqiptare!”, përfundon Gjergj Leka.
Në një intervistë dy ditë më parë Gjergj Leka kishte deklaruar se shumë këngëtarë shqiptarë kishin ecur në karrierë për shkak të lidhjeve intime me drejtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Ndër ta përmendej edhe Lindita Theodhori dhe Parashqevi Simaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY