FOTO/ INUV shemb gjatë natës Kishën e Dhërmiut, reagon Kisha Ortodokse: Akt...

FOTO/ INUV shemb gjatë natës Kishën e Dhërmiut, reagon Kisha Ortodokse: Akt Vandal i shtetit!

71
0
Shares

Shembet kisha e Shën Thanasit pas shumë debatesh mes shtetit shqiptar dhe komunitetit ortodoks në Dhërmi. Kisha është shembur nga forcat e INUV rreth orës dy të natës për të shmangur përplasjet me banorët, të cilët kanë protestuar për disa ditë me radhë për të mos lejuar ndërhyrjet e inspektorëve të ndërtimit. Pasi banorët janë larguar nga kisha, inspektorët e ndërtimit kanë nisur prishjen e objektit gjatë natës.
Por pavarësisht kundërshtimeve të forta të komunitetit ortodoks, vendimi i marrë është zbatuar dhe sot gjenden vetëm mbetjet e betonit.
kisha 1Për prishjen e kishës ka reaguar zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, i cili e quan një akt vandal: “Akti vandal i shtetit kundër Komunitetit Ortodoks. Duket qartë gënjeshtra se kishte mure të vjetra të kishës së parë. Shembën gjithçka! Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen, se gjoja do gjejnë eshtrat e një katoliku italian që kishte ardhur t’u kthente besën. TURP!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY