Vazhdon historia Trimit nga Lushnja, i djegin shtëpinë

Vazhdon historia Trimit nga Lushnja, i djegin shtëpinë

97
0
Shares

Nuk kanë të mbaruar problemet për familjen e Niko Trimit nga Karbunara e Lushnjes. Kur më në fund familjes iu kthye lumturia, shtëpia e tyre është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Niko Trimi, bashkë me gruan Edmondën dhe tre vajzat, kanë qenë në gjumë në momentin e rënies së zjarrit. Fatmirësisht, kryefamiljari Niko e ka ndjerë zjarrin që ka rënë dhe ka mundur të shpëtojë familjen, ndërsa flakët kanë përfshirë të gjithë banesën dhe kanë djegur të gjitha orenditë. Zjarrëfiksja mbërriti në shtëpinë e Trimit, por flakët kanë shkrumbuar gjithçka. Niko Trimit shprehet se zjarri në shtëpinë e tij ka qenë i qëllimshëm dhe ka të bëjë më historinë personale të familjes së tij.
Pas konflikteve në çiftin Trimi,  gruaja Edmonda u largua nga shtëpia ndërsa bashkëshorti e denoncoi për tradhëti dhe dhunë në familje. Pasi policia e gjeti gruan, Niko i kërkoi që të kujdesej për vajzat dhe të hiqte dorë nga telefonat dhe Fb, ndëra Edmonda i kërkoi bashkëshortit të mos e keqtrajtojë më.
Momenti i pajtimit të çiftit, historia e të cilit u mediatizua për disa ditë me radhë, u festua publikisht.
Por lumturia e familjes Trimi ka zgjatur pak, pasi ata kanë mbetur pa  shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY