200/“Zgjidhja” hap zyrën e saj në Athinë, Kokëdhima mbledh socialistët e pakënaqur

200/“Zgjidhja” hap zyrën e saj në Athinë, Kokëdhima mbledh socialistët e pakënaqur

56
0
Shares

Lëvizja Zgjidhja, themeluar dhe drejtuar nga ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, hapi zyrën e saj në kryeqytetin Greqisë, Athinë. Hapja e zyrës së lëvizjes politike brenda PS-së përkoi me themelimin e degës së saj në Athinë duke krijuar edhe strukturën e kësaj lëvizjeje. Në tre ditët e fundit në Lëvizjen Zgjidhja u anëtarësuan mbi 200 anëtarë, ku rreth 80 për qind janë anëtarë të PS-së. Shumë socialistë që mbështetën lëvizjen Zgjidhja shpresojnë për një Parti Socialiste më të mirë, më të respektuar dhe që mbështetet në parimet demokratike. Me mirëkuptim nga qendra, dega e Athinës do të luajë provizorisht rolin e saj si koordinatore për mbarë Greqinë në organizimin dhe shtrirjen e degëve të saj në mbarë shtetin helen.

Nga kryesia e kësaj degë në Athinë mësohet se ditën e shtunë në qytetin e Hania dhe të Iraklios të Kretës do të themelohen degët e Lëvizjes Zgjidhja. Ne mesin e muajit prill pritet që të ngrihen edhe dy degë të saj në qytetin e Selanikut dhe atë të Patrës. Gjithashtu pritet që së shpejti edhe lëvizje të tjera dhe organizime të ndryshme e grupe interesi të kalojnë pranë Lëvizjes Zgjidhja dhe kjo konfirmohet nga pjesëmarrja e vetë kryetarëve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY