Ish-këshilltari i Berishës i sulet Majlinda Bregut: Je pasuruar për shtatë breza

Ish-këshilltari i Berishës i sulet Majlinda Bregut: Je pasuruar për shtatë breza

64
0
Shares

Një ish-këshilltar i Berishës kur ky i fundit ishte Kryeministër sulmoi sot Majlinda Bregun pas një prononcimi që kjo e fundit kishte bërë në lidhje me një reportazh kryer në Polis-Sheh të Librazhdit.

Rroji, aktualisht një prej drejtuesve të nismës politike “Bleta” e cila konsideron se establishmenti aktual politik në Shqipëri duhet shembur.

Ai ka shpërthyer në akuza mjaft të ashpra ndaj deputetes së PD-së.

“Një deputetë e Kuvendit që ka qenë ministreshë e PD-së dhe ka shitur dëngla me okë, e cila është pasuruar për shtatë breza dhe ka një dosje të madhe në qarqe të caktuara që i dinë të gjitha, një që lëviz me ‘makine të lirë’ Xhaguar, një që në jetën e vet publike ka gjynahe sa për 9 rrathë ferri….paskërka nxitur urrejtjen fetare duke njësuar një problem shoqëror me një fe të caktuar. Zonja në fjalë nuk e ka nga padija se është doktoreshë shkencash në sociologji, shkenca që studion organizimin e shoqërisë. Atëherë me rregull treshi i bie që e ka nga urrejtja për shqiptarët”, shkruan Grid Rroji në “Facebook”.

Bregu shkruante në faqen e saj online se problemi i trajtuar ishte delikat dhe përmbajtja në fakt nuk paralajmëronte ndonjë reagim të ashpër ndaj saj.

“Nisur nga shqetësimi i mësuesve të fshatit se vajzat e mitura po braktisnin shkollën për tu lidhur në martesë nga prindërit në moshën 12­14 vjeçare. Nuk e njoh zonen, por dëshmia e shqetësimi i mësuesve më ngjau si këmbanë që nuk bie vetëm aty. Nuk di dhe as mund të interpretoj Kur’anin dhe Hadithet e tij, por di se as në të drejtën islame nuk lejohen martesa pa pëlqimin e palëve. Por nëse ajo që ndodh në Polis­Sheh nuk është rast i shkëputur siç kam frikë, në alarm duhet të vihemi të gjithë”, shkruante Bregu. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY