EMRI/ Trafikoi heroinë drejt Italisë, dërgohet për gjykim biznesmeni nga Durrësi

EMRI/ Trafikoi heroinë drejt Italisë, dërgohet për gjykim biznesmeni nga Durrësi

116
0
Shares

Pronari i një kompanie turistike në Durrës dërgohet në gjykatë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e tentativës së trafikimit të 5.5 kilogramëve heroinë në Itali, shkruan “Panorama”.
Organi i akuzës ka përfunduar hetimet ndaj Gazmend Reka dhe ka dërguar në gjykatë dosjen penale ndaj tij me akuzën e “trafikimit të narkotikeve”, në tentativë. Për transportimin e drogës janë arrestuar e akuzuar dy persona të tjerë, ndërsa Gazmend Reka, sipas Prokurorisë, dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit.
Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2016 në Portin e Durrësit, ku policia ka kapur 5.5 kilogramë heroinë të fshehur në një automjet. Droga ishte fshehur në brendësi të një furgoni që ishte nisur nga Durrësi, me qëllim kalimin në Itali, raporton “Panorama”.
Në maj 2016, Policia Kufitare e Durrësit e ka gjetur drogën e fshehur në furgon dhe më pas ka bërë bllokimin e saj, si dhe ndalimin e shtetasve që do të kryenin transportin e saj. Policia goditi një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy personave, Bledar Ç., 46 vjeç, dhe Lorand Dh., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 07. 05. 2016, në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në mjetin furgon tip “Benz”, me targa AA 517 DD (pasagjerësh), me drejtues shtetasin Lorand Dh., dhe shoferin tjetër Bledar Ç., u gjetën dhe u sekuestruan më cilësive e provave materiale rreth 5.5. kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Pas kapjes së drogës është verifikuar pronësia e furgonit ku ishte fshehur lënda e fortë narkotike dhe ka rezultuar se mjeti në fjalë ishte në pronësi të një agjencie udhëtimi. Pikërisht, pas kapjes së lëndës narkotike në port, është bërë edhe referimi i çështjes penale fillimisht në Policinë e Durrësit e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Kjo e fundit ka vazhduar hetimet dhe pak ditë pas kapjes së heroinës ka vënë në pranga në bashkëpunim me policinë Gazmend Reka, 45 vjeç, i cili është akuzuar se është edhe organizatori për transportin e drogës.
“Reka ka organizuar të gjithë veprën, ka gjetur heroinën dhe ka vendosur të paketuar në tavanin e furgonit që i përkiste një agjencie turistike. 45-vjeçari ishte punonjës i kësaj agjencie”, theksohet në materialin që Policia e Durrësit ka referuar në prokurori. Sipas verifikimeve të kryera nga grupi i hetimit, lënda narkotike e cila do të transportohej në drejtim të Italisë ishte vendosur në pako me tri lloje ambalazhi.
Pakot e heroinës ishin vendosur në mesin e një tavani të dyfishtë me dy shtresa të krijuara në pjesën e sipërme të furgonit.
Sipas hetimeve, ka qenë pikërisht Gazmend Reka që e ka bërë modifikimin e furgonit dhe pasi ka gjetur drogën e ka fshehur aty. Më pas, ai ua ka dorëzuar mjetin dy drejtuesve që do të bënin më pas transportimin e drogës në drejtim të shtetit italian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY