Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërhyrjet gjenetike, si do të jetë “njeriu i ri”

29/08/2015
Ndërhyrjet gjenetike, si do të jetë “njeriu i ri”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teknika të reja për të manipuluar gjenet janë duke u eksperimentuar, por gjithsesi nevojitet një përdorim i kontrolluar. Nëse arrihet që modifikimi gjenetik të bëjë fëmijët më të zgjuar, a do të limitohet kjo vetëm për të pasurit?

The Economist
Kodi gjenetik përcaktohet sipas një alfabeti me vetëm katër shkronja. Të jesh në gjendje të lexosh, studiosh dhe krahasosh sekuencat e ADN-së për njerëzit dhe mijëra krijesa të tjera, është kthyer tashmë në diçka të zakonshme. Një teknologji e re është premtuese për sa i përket modifikimit të informacionit gjenetik në mënyrë të shpejtë dhe të lirë. Kjo teknikë mund të ndreqë gabimet e ndryshme gjenetike që shkaktojnë defekte të pariparueshme te njerëzit.
Kjo teknologji është e njohur si CRISPR-Cas9, ose thjesht CRISPR. Ajo përfshin një pjesë të ARN-së e formuar për të identifikuar sekuenca të ADN-së dhe një enzimë të quajtur nukleazë e cila bën të mundur fshirjen e gjeneve të padëshirueshme dhe zëvendësimin e tyre me gjene të tjera. Aktualisht ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të modifikuar zinxhirin e ADN por teknologjia CRISPR jep shpresa për një proces më të thjeshtë, më të shpejtë dhe shumë më të sigurt.
Një numër i madh terapistësh i drejtohen metodës CRISPR për të zhvilluar mënyra të reja për kurimin e çdo sëmundjeje, duke filluar nga Alzhaimeri, kanceri dhe virusi HIV. Duke lejuar mjekët që të fusin gjenet e duhura anti-kancer në sistemin imunitar të pacientit, teknologjia do të çojë në qasje të reja onkologjike. Kjo madje do të përshpejtojë edhe progresin e terapisë gjenetike, ku mjekët inkorporojnë gjene normale brenda qelizave kancerogjene të pacientëve.
Do të kërkojë vite, e ndoshta dekada, përpara se CRISPR të përdoret për të krijuar fëmijët. Por kjo çështje është subjekt i debateve të forta. Në muajin prill, disa shkencëtarë në Kinë treguan se kishin provuar të përdornin CRISPR për të modifikuar gjenet që në embrion. Edhe pse këto embrione nuk mund të zhvilloheshin, embrione të gjalla mund të projektohen për qëllime terapeutike ose vlerësime jo-mjekësore.
Për disa kjo paraqet Rubikonin që nuk duhet kaluar. Shumë shkencëtarë, mes të cilëve edhe një nga krijuesit e CRISPR, kërkon të vendoset një moratorium mbi modifikimin e qelizave embrionale pasi janë baza e zhvillimit të qenieve. Akademia Kombëtare e Shkencave të Amerikës po planifikon zhvillimin e një konference mbi etikën e CRISPR. Debati është mëse i nevojshëm. CRISPR është një avantazh, por që ngre shumë pikëpyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.