Njolla në lëkurë nga dielli, rrugët natyrale për t’i hequr

Njolla në lëkurë nga dielli, rrugët natyrale për t’i hequr

93
0
Shares

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë njolla në lëkurë. Përdorimi i kremit mbrojtjes është ideal për parandalim por ndodh që jeni të ndjeshëm dhe serish keni njolla në fytyrën apo dekoltenë tuaj. Ekzistojnë kremra të shtrenjtë për zbardhim të tyre por disa zgjidhje natyrale janë më të lira dhe po aq efikase.

Limoni – Limoni ka një sërë dobish për bukurinë tonë, por në këtë rast është ideal për të zhdukur njollat e diellit. Falë vetive zbardhuese, nëse aplikohet direkt mbi njolla eliminon qelizat e vdekura dhe e bën lëkurën me më shumë shkëlqim duke zhdukur njollat. Shtrydhni pak limon dhe shtoni pak ujë me aromatizues, nëpërmjet një cope pambuku këtë lëng aplikojeni në zonat e interesuara në darkë, para se të bini të flini.

Aloe vera – Xheli i aloe vera është shumë efikas për t’iu thënë lamtumirë njollave të shkaktuara nga një ekspozim i tepruar në diell. Duke e aplikuar herë pas herë këtë xhel, kryesisht në mbrëmje gradualisht do të shihni se njollat do të zhduken.

Vajrat esenciale – Nëse nuk keni kohë për të përgatitur maska, shtojini kremit tuaj hidratues pak vaj esencial karote, ose vaj me esencë majdanozi dhe mjafton nga një pikë e aplikuar çdo ditë për të zhdukur njollat e errëta.

Maskat zbardhuese – Edhe një maskë e përgatitur në kushtet e shtëpisë është shumë e mirë për të zhdukur njollat e diellit. Përzieni një gotë kos të bardhë me gjashtë lugë miell misri, pesë lugë uthull molle, dy lugë xhel aloe vera dhe disa pika lëng limoni. Përziejeni këtë masë deri sa të bëhet homogjene dhe mbajeni në fytyrë për 15 minuta. Në përfundim shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY