FMN paralajmëron, tregjet financiare globale të paqëndrueshme

FMN paralajmëron, tregjet financiare globale të paqëndrueshme

61
0
Shares

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde paralajmëron se tregjet financiare në të gjithë botën do të hasin paqëndrueshmëri. Sipas saj, luhatjet e fundit në tregjet financiare të Azisë, një nga bërthamat e ekonomisë globale, mund të ndikojë në të gjithë botën financiare.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se  janë disa faktorë të rëndësishëm me të cilat po përballet ekonomia botërore, si rreziqet që vijnë nga ekonomia e dytë e botës, Kina, ngadalësimin e ritmit të ekonomisë janoneze, rënien e çmimit të mallrave dhe me paqartësinë rreth normës së interesit në Shtetet e Bashkuara.
Pas zhvlerësimit të të monedhës kineze gjatë muajit gusht,  tregjet financiare dhe monedhat po pësojnë luhatje. Lagarde bën thirrje për një bashkëpunim mes institucioneve  ndërkombëtare, si banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë, banka Aziatike për Zhvillim dhe Banka Botërore për të përmbushur nevojat e rajonit aziatik me financime, kriza e së cilës mund të japë pasoja negative për tregjet financiare globale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY