Basha në PPE: Dekriminalizimi, test fondamental, të premten çojmë ligjin në parlament

Basha në PPE: Dekriminalizimi, test fondamental, të premten çojmë ligjin në parlament

55
0
Shares

 Partia Popullore Europian pranoi si anëtare me të drejta të plota Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar këtë vendim si vlerësim nga grupi më i fuqishëm i Bashkimit Europian dhe mbështetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore  të krizës ekonomike.

“Është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm i Bashkimit Europian. Partia Popullore numëron Presidentin e Komisionit Europian, Presidentin e Këshillit Europian, grupin më të madh parlamentar në Parlamenin Europian, numrin më të madh të komisionerëve në Komisionin Europian, pra është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm politik i Bashkimit Europian. Prej sot Partia Demokratike është anëtare me të drejta të plota i këtij bashkimi politik, i Partisë Popullore Europiane.

Së dyti, është një mbeshtetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike të thellimit të varfërisë dhe papunësisë dhe humbjes së perspektivës për shqiptarët të cilët po largohen masivisht nga vendi pasoja që nuk janë më thjesht dhe brenda vendit por që po ndihen edhe nga vendet anëtare të BE”, tha Basha.

“Qendrimet e europarlamentarëve dhe zyrtarëve të lartë të BE-së me të cilët kam patur rastin të takohem dhe të bisedoj gjatë qendrimit në Bruksel janë të qarta. Ata identifikojnë si shkaqe kryesore të fluksit të azilkerkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së keqqeverisjen e cila përbëhet nga kollona kryesore siç është inkriminimi i pushtetit, korrupsioni galopant i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes siç citojnë dhe raportet europiane dhe amerikane dhe papërgjegjshërinë, padrejtesinë dhe arbitraritetin në hapat dhe aksionet e ndërmarra nga qeveria. Ndaj, Partia Demokratike dhe unë jemi plotësisht të angazhuar të japim  zgjidhje realiste për të ndalur krizën dhe përkeqësimin e përditshëm dhe për të ofruar një perspektive pozitive, një shpresë të re europiane për shqiptarët dhe për këtë kam marrë mbështetje të plotë në gjirin e Partisë Popullore Europiane”, u shpreh Basha.

I pyetur për reformën në drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  theksoi se pavarësisht mungesës së vullnetit të mazhorancës për të bashkëpunuar, Partia Demokratike është e angazhuar të qendrojë fuqimisht e përkushtuar në vlerat e saj për një drejtësi të pakorruptuar për përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi por ama një drejtësi të pakapur. Test fundamental, tha Basha, është dekriminalizimi për të cilën theksoi se PD është e  vendosur ta bëjë edhe përkundrejt mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe përkundrejt vullnetit të Ilir Metës. Të premten, tha zoti Basha, PD do të cojë ligjin për dekriminalizimin në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY