Shqipëria përfshihet në forcën e BE me mision në Mali të Afrikës pas një vendimi që mori sot qeveria shqiptare.
Tre ushtarakë shqiptarë do të dërgohen në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, në mbështetje të Kompanisë së Ruajtjes së Bazës në Koulikoro, në Republikën e Malit, në Afrikë.
Por ushtarakët nuk do të përfshihen në operacion luftimi por do të shërbejnë në ekipin e “Task – Forcës së Stërvitjes”, e cila ka mision trajnues në Republikën e Malit.
Ata do të qëndrojnë në këtë vend shtatë muaj ndërkohë që pagesa do të tejkalojë misionet tjera ushtarake që kryen ushtria shqiptare në vendet në konflikt.
Dieta për ditët e qëndrimit është në masën 12 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore, ndërkohë që mbulohen nga ministria e Mbrojtjes edhe shumë shpenzime të tjera si sigurimi i jetës, siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit, shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/