është në qendër të debateve lidhur me paaftësinë e Europës për të përballuar dramën e Lindjes së Mesme.
Veton Surroi: “Është i veshur me rrobat e veta më të mira sepse ne , njerëzit që ikim , i veshim fëmijët tonë me rrobat më të mira. Duam që ata që na presin , kur ne ikim , të na shohim më së miri. Nuk duam që të na shohin si ikanakë. Duam që të na shohin ashtu si jemi, ndoshta edhe më të mirë se jemi. Nuk duam të koritemi. Nuk duam të koritemi edhe kur e dimë se nuk do të hamë , nuk do të pimë , nuk do të dimë ku do të flemë. Duam të dinë se kur kemi ikur , kemi pasur një copë vete dhe se nuk e lamë pas. Kemi lënë shumëçka tjetër . Ndonjëherë shpresën, ndonjëherë gëzimin , ndonjëherë forcën që të na shpjerë te e mira. ..
…Ato, rrobat më të mira, do ta çojnë në bregun tjetër, atë breg që është krejt tjetër prej këtij në të cilin jetojmë ; në bregun tjetër ku nuk të zgjojnë pushkët , as barku i zbrazët e as ëndrra frikësuese e prindërve se e nesërmja nuk do të gdhijë.
Ne , njerëzit që ikëm, njerëzit që ikim , ne shqiptarët dhe të gjithë të tjerët si ne, humbëm një tonin sot. E kishim veshur me rrobat e veta më të bukura. Dinim se do të sfidonte qiellin e errësuar ,edhe valët , edhe shpirtrat e këqij.
Kaq dinim”.
Kim Mehmeti: “Mediat e sotme kanë botuar foton rrëqethëse të një fëmije sirian – Engjëll – dyvjeçarë, që e ka nxjerrë uji të mbytur në një plazh të Bodrumit të Turqisë, mbase sepse edhe fundi i detit nuk ka pranuar të bëhet varr i atij trupi të pafajshëm! Ajo foto tregon fytyrën e kohës në të cilën jetojmë, por atë foto nuk kam aq forcë ta publikojë këtu! Në vend të saj, po ua përcjell një foto ku shihen njerëzit e trishtuar për fatin e delfinëve që janë duke i shpëtuar! U mundova, po nuk gjeta asnjë foto ku do i shihje evropianët e dalë në brigjet e Mesdheut, të gatshëm t’i shpëtojnë e t’i presin ata që i ka tradhtuar atdheu i tyre!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/