Rama godet tatimorët, 3 zyrtare arrestohen në Gjirokastër

Rama godet tatimorët, 3 zyrtare arrestohen në Gjirokastër

81
0
Shares

Kryeministri Rama kishte paralajmëruar se do të kishte ndëshkime në rradhët e tatimorëve nëse do të komprometonin sadopak aksionin kundër informalitetit. Vetëm pak ditë pasi ka nisur aksioni, 3 zyrtarë të tatimeve në Gjirokastër kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar pergjegjesin e Sektorit te Verifikimeve ne Terren te Drejtorise Rajonale te Tatimeve Gjirokaster si dhe dy inspektore te ketij sektori si dhe është shpallur ne kerkim nje tjeter Inspektore e ketij Sektori.

Zyrtarët e arrestuar janë:

Andi Mëhilli, 33 vjeç banues në Gjirokastër; me detyre Pergjegjes i Sektorit te Verifikimeve ne terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster.

Spiro Muço, 57 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te vetifikimeve ne Terren ne Drejtorine Tajonale Tatimore Gjirokaster.

Gligor Kallavaresi, 32 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te Verifikimeve ne Terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore ne Gjirokaster.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasia : A. Gaba, 29 vjeçe , banuese në Gjirokastër përkatësisht me detyrë Inspektore e Sektorit të Verifikimeve në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u be pasi në Këlcyrë, gjatë kontrollit të bërë në dyqanin e shtetasit K.Xh, keta punonjes kane shperdoruar detyren pasi nuk kanë mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 pajisjeve të ndryshme shtëpiake.

Materialet i kaluan Prokurorise Gjirokaster per vepren penale “Shperdorim Detyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY