Qeveria e Kujdesit Zgjedhor, 2 deputetë të opozitës flasin për marrëveshje

Qeveria e Kujdesit Zgjedhor, 2 deputetë të opozitës flasin për marrëveshje

56
0
Shares

Eksponentë të njohur të opozitës kanë deklaruar prej dy ditësh se një marrëveshje për qeveri të Kujdesit Zgjedhor pritet të krijohet përgjatë muajit prill.

Deputeti i opozitës, Kastriot Islami, ndan mendimin se në ditët e para të muajit të ardhshëm, do të krijohet qeveria “teknike”, ose siç e cilëson ai, Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.

Për krijimin e saj, Islami shprehet se është një çështje e mbyllur dhe e gjithëpranuar nga të gjithë, edhe nga vetë Rama, i cili “vazhdon të bllofojë deri në minutën e fundit sikur është kundër saj, thjesht për të ruajtur fytyrën dhe për ta pasur mundësi për të negociuar fort në fazën pasuese për elementët e tjerë që lidhen me krijimin e qeverisë teknike”.

“Disa nga detyrat e qeverisë “teknike” do të ishin: i) ndëshkimi i ashpër dhe konfiskimi i pasurisë të çdo individi që tenton apo bashkëpunon për blerjen e votave me paratë e dyshimta të korrupsionit (dhënia e parave të dorë, pagesa e librit të veresieve, e tjerë), ii) përjashtimi nga kandidimi i të gjithë individëve me rekorde të tmerrshme kriminale dhe personave të afërt familjarë apo të lidhur me ta në marrëdhënie biznesi; iii) ndëshkimi i ashpër i individëve që synojnë në mënyrë direkte apo indirekte tjetërsimin e votës së qytetarëve përmes kultivimit të kanabisit dhe ndëshkimin penal ekstremal si dhe përjashtimi i përhershëm nga sistemi (duke humbur edhe të gjithë favoret që lidhen me statusin e policisë) i të gjithë policëve që kanë qenë implikuar apo do të angazhohen në kultivimin e kanabisit; iv) ndëshkimi penal ekstremal i çdo individi apo punonjësi të administratës publike (madje këto të fundit duke u përjashtuar për gjithnjë nga sistemi i administratës publike nëse kjo gjë faktohet) që kërcënon votuesit apo josh ata për të tjetërsuar votën përmes përdorimit të favoreve apo mjeteve administrative që zotëron (kërcënim me largim nga puna në këmbim të votës, joshje me ndihmën sociale, punësim i përkohshëm apo përhershëm, dhënie apo rritje e pensionit, subvencion nga shteti për biznesin e tij, favorizim në tender apo koncesion…).

Qeveria teknike duhet të hartojë të gjithë listën e ndryshimeve ligjore e institucionale që do të nevojiten për realizimin e detyrave të saj. Kuvendi ose Tryeza e partive politike do të monitorojë në mënyrë interaktive realizimin e detyrave gjatë të gjithë periudhës”, shkruan Islami në një koment të publikuar nga syri.net.

Edhe kreu i LZHK Dashamir Shehi është deklaruar për zgjedhjen e krizës përmes një qeverie të Kujdesit Zgjedhor. Kreu i Opozitës Basha nuk është deklaruar rreth një marrëveshjeje të mundshme, por mediat raportuan dy ditët e fundit se Edi Rama ka nisur të zhvendosë nga kryeministria sendet personale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY