PËRGJAKJA NE LAÇ/Laguna e Patokut, si lindi sherri mes dy familjeve pas...

PËRGJAKJA NE LAÇ/Laguna e Patokut, si lindi sherri mes dy familjeve pas një tenderi të dyshimtë

124
0
Shares

Në kushtet e mungesës së plotë të informacionit nga policia se si ka ndodhur ngjarja, ish-Kryeministri Berisha, i njohur për informacion të saktë dhe të shpejtë (i pari nga ne mediat qe dha foto te komisariatit te Lacit te rrethuar nga shiritat), ka treguar ngjarjen.

Shkaku i kesaj ngarje tronditese eshte padia qe kane bere ne gjykate peshkataret e Fushkuqes pas heqjes se liçences nga Edi Rama per peshkim ne Lagune dhe dhenies te ekskluzivitetit te peshkimit deputetit vrases Armando Prenga. Ankimi ne gjykate i familjes Cali dhe seanca gjyqesore e dates 2 shtator e ka bere qe deputeti vrases Armando Prenga te shkoje ne fshatin e Fushkuqes me bandite te armatosur, nder te cilet dhe nje polic dhe te terrorizoje femijet e familjes Cali, qe i ka gjetur tek po loznin afer shtepise se tyre.

Kjo ka shkaktuar reagimin e ligjshem te burrave te familjes. Armando Prenga vet, ka goditur me qyte te revoles pas veshi njerin nga te pranishmit, te cilet kane njoftuar policine.

Pjestaret e familjes Cali me furgon te policise kane shkuar ne spital per mjekimin e te plagosurit. Policia qe i shoqeronte, i ka marre me furgonin e vet ne komisariat per te bere denoncimin.

Ndonese anetare te familjes Cali kane kerkuar qe denoncimin ta bejne ne Tirane duke ju thene policeve se nuk donin ta benin ne Laç denoncimin pasi sipas tyre ata nuk jane ne gjendje ti mbrojne. Por me hir dhe pahir, policia i ka sjelle ata ne komisariat.

Ne oborrin e komisariatit kishte zene prite skuadra e pushkatimit e drejtuar nga vrasesi me imunitet Armando Prenga, e cila, sapo burrat e familjes Cali kane zbritur nga furgoni i policise, kane shkrehur armet e mbushura mbi ta duke plagosur 4 prej tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY