Deputeti i ri i Lezhës Petrit Gjoni i cili zëvëndëson deputetët e listës së PS, por që vetë i përket LSI ka zbuluar padashur atë që Edi Rama mendon vërtet për LSI-në.
Në një intervistë për GSH ai ka deklarua se kur ishte drejtor i erdhi një udhëzim nga kryeministri për fushatën.
“Unë deri në këto momente isha drejtor i Bordit Rajonal të Kullimit në Lezhë, që përfshin 3 qarqe Lezhën, Shkodrën dhe Kukësin, një detyrë të cilën e mbaj prej 3 vitesh e gjysmë. Zoti Rama në një takim me strukturat qendrore të PS-së është shprehur me termin se ju nuk duhet të frikësoheni se LSI rritet, por forconi punën atje ku jeni, zbatoni detyrat e partisë dhe punoni me banorët e zonave përkatëse”, shpjegon deputeti i Metës.
Sipas tij nuk ka luftë mes PS dhe LSI pavarësisht se ajo që ka thënë Kryeministri lajmëron garë të fortë mes dy partive brenda koalicionit.
“Nuk ka luftë mes PS-së dhe LSI-së, por është një përpjekje për të maksimalizuar forcat secila parti. Kur kjo përpjekje është e madhe, duket edhe në formën e luftës apo debatit. Gjithmonë ka debate, por me kalimin e kohës qytetarët, banorët e Qarkut të Lezhës do të dinë t’i japin vlerësimin e duhur secilës forcë politike dhe secilit nga personat që do të jenë në listat e kandidatëve për 2017-tën”, thotë deputeti. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/