Krim tjetër në Itali dy shqiptarët i cajnë fytin me shishe kroatit

Krim tjetër në Itali dy shqiptarët i cajnë fytin me shishe kroatit

62
0
Shares

Mbrëmje e përgjakshme në John Martin’s pub në Jesolo, në Itali me protagonistë dy shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarë kanë masakruar një 27-vjeçar kroat, i cili ndodhet në fill të jetës në spital.

Sipas policisë në pranga u vunë dy shqiptarët I.O., 19- vjeç dhe A.A, pak më i vogël se shoku i tij. Sherri ka nisur për një vajzë që kishte refuzuar një nga shqiptarët e që për të ata fajësonin si rival kroatin D.N, 27-vjeç.

Mbrëmjen e së shtunës ata kanë shkuar në barin ku e dinin se ndodhej edhe kroati dhe fillimisht janë zënë me fjalë. Më pas ka plasur sherri, shqiptarët kanë rrëmbyer gota dhe e kanë qëlluar.

Me një nga gotat e thyera i janë sulur duke i shkaktuar një prerje të thellë në fyt dhe rrëzë veshit.

Situata ka qenë e tmerrshme si tregojnë dëshmitarët dhe gjaku lau pubin. Kroati u dërgua në spital ku po lufton për jetën, ndërkohë që shqiptarët u ndaluan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY