Ka shkaktuar një debat të madh mediatik e politik në Itali dhunimi deri në vdekje për motive të dobëta e një 20 vjeçari italian në komunën e Alatrit.
Por ndryshe sa kanë përcjellë këto ditë mediat, nuk është një bandë shqiptare e asnjë shtetas i vetëm shqiptar autorë të dhunës vdekjeprurëse ndaj 20 vjeçarit.
Këtë fakt e ka deklaruar sot në një konferencë shtypi Prokurori i çështjes Giuseppe de Falco duke komunikuar se për vdekjen e italianit Emanuele Morgani. Janë arrestuar dy shtetas italianë, vëllezër, dhe janë vënë nën hetim 7 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes pranë një diskoteke të njohur të qytetit të Alatrit. Motivi i grindjes ka qënë konsumi i një pije. Duke u degjeneruar më pas në një dhunë të tmerrshme jashtë lokalit. 20 vjecari italian është rrahur me zinxhirë e mjete të forta deri në thyerjen e kafkës me pasojë vdekjen e tij. Trupi i tij është tërhequr si trofe nëpër rrugët e Alatri. Pas 36 orësh agoni Emanuele Morgani ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.
Ndaj kësaj ngjarje të rëndë është prononcuar dhe vetë Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella duke u shprehur “Kurrë më dhunë si në ngjarjen e Alatrit. Të luftojmë së bashku dhunën që shpërndahet në internet, por dhe dhunën në marrëdhëniet humane.
Mediat italiane raportojnë se arrestimi i dy personave u bë pas analizimit të pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë.
Policia ka nxjerrë edhe dy urdhra ndalimi të paralajmëruar, ndërkohë që janë 7 persona nën hetim, si të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulm, ose që nuk kanë dhënë ndihmën e shpejtë.
Ndërkohë familja e Emanuele Morganti, pasi ka vendosur dhurimin e organeve të tij ka kërkuar drejtësi. Tezja e viktimës ka paralajmëruar autoritetet. “Drejtësi ose do të bëjmë vetëgjyqësi. Emanuele nuk e meritonte këtë”, – ka thënë mes lotësh tezja e të riut për “Il Messaggero”. “Nuk mund të vdesësh 20 vjeç. Duhet të kalben në burg, duam drejtësi ose do marrim hak vetë”./GSH
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/