LSI ka vendosur të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit pavarësisht se më herët kishte deklaruar se nuk shkon në zgjedhje pa opozitën.
Administrata e LSI ka dorëzuar dje një kërkesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit.
LSI është e njohur për qëndrime diabolike dhe për diferenca mes deklaratave publike dhe vendimeve që merr në zyrat e partisë.
PS nuk e ka lidhur pjesëmarrjen në zgjedhje me vendimmarrjen e LSI-së edhe pse mund të jenë në një koalicion. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi gjatë një takimi në Fier se me LSI-në ose pa LSI-në, Partia Socialiste do marrë pjesë në zgjedhje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/