TË RINJTË TE ÇADRA/ Zgjedhje të manipuluara nuk mund të ketë, pushteti...

TË RINJTË TE ÇADRA/ Zgjedhje të manipuluara nuk mund të ketë, pushteti jo në duart e kryeministrit dhe klientëve të tij

87
0
Shares

Të rinj dhe të reja, gjimnaziste dhe studentë folën për problemin e arsimimit dhe papunësisë në Shqipëri.
Pjësëmarës në bashëkbisedimin e sotëm te cadra e opozitës, dhjetëra të rinj dhe të reja, gjimnazistë dhe studentë dhe të sapodiplomuar folën për mungesën e mundësive dhe punësimit.
Mungesa e meritokracisë për studentët fillon nga bankat e shkollës e deri tek tregu i punës. Të rinjtë theksuan se nuk ndihen të lirë, pasi përzgjedhja e shkollës që ndjekin, punës që bëjnë apo edhe vetë përfaqësuesve të tyre nuk është e tillë.
Reforma në arsimin e lartë zvogëloi mundësinë e studentëve për të vazhduar shkollimin në degën e përzgjedhur prej tyre. Qindra nxënës për shkak të pamundësisë financiare, të tjerë prej frikës nuk arritën të fitonin degët e preferuara në Universitetet Publike. Ata të cilët arritën të fitonin studimet e larta në shtet, u përballën me tarifat e trefishuara të edukimit. Të vetmit përfitues nga formula arsimore “Rama – Nikolla” ishin Universitetet private të cilët faturuan shtrenjtë ëndrrat e studentëve shqiptarë.
Shifrat e papunësisë te të rinjtë, i shtyjnë ata sot drejt emigrimit në rastin më të mirë, e në rastin më të keq, drejt përfshirjes në vepra kriminale si narkotrafiku. Disa aplikojnë për lotarinë amerikane në mënyrë që të largohen drejt perëndimit. Të tjerë vazhdojnë kërkojnë po ato standarde për vendin e tyre. Sot të rinjtë duan ngritjen e klubeve studentore, apo të bëhen kërkime shkencore nga universitetet e Shqipërisë. Kërkojnë mundësinë të hapin biznesin e tyre apo të punësohen në profesionin për të cilin kanë studiuar.
Zgjedhje të manipuluara nga paratë e drogës, krimit të organizuar dhe prostitucionit, nuk mund të ketë – argumentuan studentet – dhe pushteti duhet të jetë në duart e rinisë, e jo të Kryeministrit dhe klientëve të tij.
Premtimet e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe 10 mijë stazheve për çdo vit, të paguara nga buxheti i shtetit për studentët më të mirë, të rinjtë i shohin si një luftë ndaj sistemit arsimor klientelist. Ata bën thirrje që çdo gjimnazist, student apo i ri i cili nuk është më i lirë të zgjedhë për veten e tij, ti bashkohet qëndresës popullore për një Republikë të Re ku pushteti kthehet në duart e njerëzve dhe paratë e taksapaguesve në investim për rininë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes  zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të një qeverie teknike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY