LULZIM BASHA/ Sulmet e Edi Ramës ndaj Voltana Ademit, nxjerrin një të...

LULZIM BASHA/ Sulmet e Edi Ramës ndaj Voltana Ademit, nxjerrin një të vërtetë për sjelljet e tij me gratë

110
0
Shares

Çdo i ri, kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumente, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij.
Ndërsa sot, Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se çfarë nuk duhet të jetë politika. U tregoi llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit.
E nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie, një shkodrane, një qytetare, një nënë, një grua.
Paturpësisht dhe në sy të disa 18-vjecarëve, të cilët i ka ndëshkuar duke mos dhënë asnjë fond për qytetin e tyre vetëm sepse shkodranët nuk e kanë votuar.
Sulmet e përsëritura të Ramës ndaj zonjës Voltana Ademi, nxjerrin në pah një të vërtetë. Ky palo burrë, çmon gratë që i nënshtrohen, që i fyen, që i sundon, që i binden, që i nëpërkëmb. Ose gratë me të cilat ndan biznesin, aferat, koncesionet dhe bankat private.
Një zonjë që e kundërshton, që nuk i nënshtrohet, që reagon me dinjitet, ai e ka frikë ndaj dhe e sulmon si frikacak.
Ky është Edi Rama. Me çdo vilmanush e çdo linditë që bën lekë me të, që e pranon si shef, që ja përtyp fyerjet dhe fudullëkun, ai e ka në rregull. Por me çdo grua që mendon ndryshe, që ka krenari dhe forcë për të mos u përkulur, atë e kap një frikë e madhe që as nuk e fsheh dot.
Ky është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY