Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Luan Rama i LSI këmbëngul: Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë

28/03/2017
Luan Rama i LSI këmbëngul: Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me opozitën përballë ose jo, në aleancë me LSI ose jo, PS është e vendosur të shkojë në zgjedhje me 18 Qershor. Numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi është i bindur.
Por Lëvizja Socialiste për Integrim mendon ndryshe. Me afrimin e zgjedhjeve, ajo po e qartëson qëndrimin e saj. Kryetari i Grupit Parlamentar, Luan Rama thotë në një intervistë për TV “Klan” se pa opozitën s’ka zgjedhje.
Por edhe pse LSI thotë se s’ka zgjedhje pa opozitën, ajo ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ për garën e 18 Qershorit, kërkesë që do të miratohet të mërkurën.
Teksa zyrtarizohet si konkurrente në garë, ajo nuk ka marrë ende vendim nëse do të jetë sërish me Partinë Socialiste në aleancë.
Dy aleatët nuk dihet ende nëse do të jenë së bashku as në zgjedhjet e pjesshme të 7 majit në Kavajë. LSI ka kritika për mënyrën si u menaxhua Kavaja dhe thotë kjo zonë s’do të bëhet modeli i zgjedhjeve pa opozitën.
Më herët deputeti socialist Gramoz Ruçi deklaroi se Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje jo vetëm pa opozitën, por qoftë edhe pa Lëvizjen Socialiste për Integrim, nëse kjo e fundit refuzon.
Ruçi ndodhej në Libofshë të Fierit, kur u pyet nga gazetarët për zgjedhjet.
Nuk është vendosur ende nga Lëvizja Socialiste për Integrim se çfarë do të bëhet në zgjedhjet e Qershorit. Partia Socialiste ka shprehur vullnetin për të vazhduar me aleatët për zgjedhjet e 18 Qershorit, deklaroi Ruçi.
Por sipas kryetarit të Grupit Parlamentar, Partia Socialiste është e vendosur të futet në zgjedhje, me ose pa LSI.  Sipas tij, Partia Socialiste është e vendosur të futet në zgjedhje si forcë fitimtare.
Kryeministri Rama i ka kërkuar LSI-së vazhdimisht të qartësojë vendimin e saj, një vendim që duket se partia e Ilir Metës do ta marrë në muajin Prill, atëherë kur përfundon edhe kontrata e nënshkruar 22 Prillin e vitit 2013 në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.