PS po kërkon largimin e OSBE-së nga Shqipëria

PS po kërkon largimin e OSBE-së nga Shqipëria

75
0
Shares

Edhe pse jo në mënyrë zyrtare, PS po kërkon largimin e OSBE nga Shqipëria. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruci do të nisë një letër zyrtare në OSBE në lidhje me raportin duke kërkuar shpjegime për burimet e tij. Ndërkohë një prej deputetëve të saj dhe tashmë ndër drejtuesit kryesorë të PS, Koco Kokëdhima ka kërkuar sot nëpërmjet gazetës së tij Shekulli, që OSBE të mbyllë zyrat e saj në vendin tonë.

shekulli

Në përpjekjet e Kokëdhimës për të zvogëluar efektin raportit sekret të OSBE, raport i cili përmend ndër të tjera edhe Kokëdhimës si deputet që potencialisht është i lidhur me krimin, gazeta ka intervistuar dy ish-ministra të Jashtëm, Paskal Milo dhe Arjan Starova.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e konsideron të tepërt qëndrimin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropën, në Shqipëri. Sipas tij, para vitit 2000, OSBE-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në Shqipëri, por më pas ky mision ka nisur të zbehet dukshëm, sepse Shqipëria nuk është më vend që prodhon konflikte.

Milo shprehet se ka një kontradiktë mes qëndrimit të këtij misioni dhe strukturave të tjera ndërkombëtare për sa kohë që këto struktura kanë dhënë vlerësimet përkatëse, të cilat kanë mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, por edhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare nuk rezervohet ta quajë të dështuar rolin e OSBE-së sa i përket kontributit të saj për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa kujton projekte të mbështetura fort nga misioni siç ishte numërimi elektronik i votave, një projekt që megjithëse u testua nuk mundi të zbatohej.

Ndërkohë Arjan Starova ka komentuar raportin sekret të OSBE-së duke e konsideruar atë një zakon të ndërkombëtarëve. “Deklaratat që bëjnë zakonisht diplomatët ndërkombëtarë me përfaqësi në Tiranë, janë pak a shumë të ngjashme me ato ka nxjerrë OSBE-ja për politikanët shqiptarë. Duhet theksuar se këto janë raporte që mbështeten në përmbledhjet që jep shtypi dhe komentet që bëhen zakonisht në media. Këto raporte për politikën nuk bartin vërtetësinë e bazuar në fakte, por më shumë janë një pasqyrë e debateve që zhvillohen në media dhe atyre që shtrojnë për diskutim opinioni i përditshëm. Kjo është një praktikë e zakonshme për diplomatët e huaj në Tiranë dhe fakti që ka një raport të tillë edhe nga diplomatët e OSBE-së, nuk do të thotë se duhet t’i kushtojmë ndonjë rëndësi të madhe, sepse qëndrimi i tyre për çështje të tilla nuk është zyrtar”, thotë Starova.

Një raport i dytë i OSBE-së, që përmend me emra 31 deputetët biznesmenë të Parlamentit shqiptar, është hedhur poshtë nga deputetët e përfolur.

Ndërkohë Gramoz Ruci ka deklaruar dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së se “ do ti kërkojnë zyrtarisht OSBE të shprehet se cilat janë burimet që u është referuar për raportin e saj. Pra ajo do do të kërkojmë ne është distancomi nga këto deklarata ose të na thuhen burimet konkrete mbi të cilat janë bazuar”

Misioni i OSBE- së në Shqipëri përfundon mandatin e tij të radhës në fund të vitit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY