FOTO & EMRI/ Tentuan vjedhjen e eshtrave të Enzo Ferrarit, në pranga...

FOTO & EMRI/ Tentuan vjedhjen e eshtrave të Enzo Ferrarit, në pranga edhe një shqiptar

133
0
Shares

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të mirëstrukturuar, duke vënë në pranga 34 persona, të cilët kishin planifikuar zhvarrosjen dhe vjedhjen e eshtrave të Enzo Ferrarit, themeluesit të makinës së famshme, Ferrari.
Të arrestuarit synon që duke vjedhur eshtrat, të kërkon një shpërblim të majmë nga familjarët e tij. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se në pranga ka rënë edhe një 35-vjeçar shqiptar i quajtur Gentjan Tusha.
Ndërkohë mësohet se banda merrej edhe me trafikun e armëve dhe të lëndëve narkotike.
“Babai i kokëkuqes”, Enzo Ferrari, prehet prej vitit 1988 në varrezat e San Cataldo-s në Modena. Ai u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare, ndërsa u varros në krah të djalit të tij, Alfredo, i cili vdiq në moshën 24-vjeçare.


Plani i grabitësve


gentjan tushaPlani i 34 grabitësve ishte ideuar nga një i burgosur. Ata synon që pasi të ç’varrosnin eshtrat t’i transportonin ato me një furgon në një vend të fshehtë.
Më pas banda do të kontaktonte me familjarët të cilëve në këmbim të eshtrave të Ferrarit, do t’u kërkonin një shumë të majme parash. Shqiptari Gentjan Tusha ishte pjesë e grupit kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY