Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, Andi Lila si dhe imami Ahmed Kalaja shfaqeshin në dhomën e një hoteli duke u tallur me përfaqësuesit e klerit ortodoks si dhe ndaj letrës së Komitetit Shtetëror për Kultet që të dënohen këto akte.
KMSH ka dënuar këto veprime ndërsa shprehen se kjo çështje do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e KMSH me synim që raste të tilla të mos përsëriten.
Reagimi i plotë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si një institucion i promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, ka ndjekur me shqetësim publikimin e ndodhur disa ditë më parë, ku gjatë një bashkëbisedimi jo të kujdesshëm të shfaqur në mediat sociale midis dy futbollistëve të kombëtares dhe një imami, u la vend për keqkuptim dhe lëndim të ndjenjave dhe besimeve të tjera fetare. Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e KMSH me synim që raste të tilla të mos përsëriten. Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt me Komitetin Shtetëror të Kulteve, sqarojmë opinionin publik se bashkëndajmë shqetësimin e këtij institucioni, shprehur edhe me shkresën e fundit, në lidhje me ruajtjen dhe mos cenimin e traditës së shquar të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e vyer kjo e trashëguar ndër vite.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/