Një komunikimi 5 – 6 ditor online me një vajzë që kishte njohur në “Facebook”, i ka kushtuar shtrenjtë një 20-vjeçari në Tiranë.
Ai është marrë peng nga dy vëllezërit e vajzës dhe është keqtrajtuar fizikisht prej tyre. Sikur të mos mjaftonte, teksa e kanë dhunuar, njeri prej tyre i ka urinuar në kokë të dëmtuarit A. C.
Veprimi është regjistruar në video, përmes një telefoni dhe më pas është publikuar në JOQ. Ngjarja ka ndodhur ën prill të vitit të kaluar, por Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e të akuzuarve, vëllezërve Dashamir dhe Resmi N. dhe u dënuan me 4 vjet e 4 muaj burg. Për Resmi N. vendimi u pezullua në liri me kush për 3 vjet. Panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/