FOTO/ Vlorë, sekuestrohen 1.3 ton kanabis, trafikantët përsëri i ikin policisë

FOTO/ Vlorë, sekuestrohen 1.3 ton kanabis, trafikantët përsëri i ikin policisë

74
0
Shares

Policia e Vlorë sekuestroi sot 1323 kg Cannabis Sattiva. Kjo sasi droge u bllokua në aksin rrugor drejt Zvërnecit.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, ka pikasur dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec, të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike.
Menjëherë gjatë ndjekjes nga Policia, personat kanë braktisur mjetet duke përfituar nga errësira dhe janë larguar me qëllim për t’iu fshehur policisë.
Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet kanë konstatuar mjetin tip Fuoristradë me targë AA 991 RA, i cili po tërhiqte një mjet lundrues tip Gomone me 3 motorë “Mërkuri” 350 KF secili.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tjetër tip Furgon me targë AA 822 DE, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, e cila ishte e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY