ARSYEJA/ LSI nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës

ARSYEJA/ LSI nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës

65
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës.
Burime të besuara pranë LSI tregojnë se në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, forca politike LSI nuk ka pranuar të regjistrohet në KQZ dhe as ka ndërmend të marrë pjesë në fushatë me asnjë parti politike.
Vendimi u mos pas një takimi të Kryesisë së kësaj force politike. Kryetari i Grupit të LSI-së, Luan Rama ka deklaruar fill pas mbledhjes së drejtuar nga kryetari Ilir Meta arsyet e mos marrjes pjesë në zgjedhjet vendore të Kavajës.
“Kjo forcë politike nuk do të bëhet pjesë e asnjë farse zgjedhore, përfshi këtu Kavajën”, ka arsyetuar ai.
Po sot KQZ ka miratuar regjistrimin e kësaj force në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY