Astrit Patozi, një letër për LSI dhe vecanërisht për Monikën dhe Klajdën

Astrit Patozi, një letër për LSI dhe vecanërisht për Monikën dhe Klajdën

61
0
Shares

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi i ka kërkuar sot LSI të heqq dorë nga roli i moderatorit mes opozitës dhe qeverisë dhe të pranojnë se probleimi i zgjedhjeve është qeveria.

“Nëse doni të jeni sadopak të besueshëm, hiqni dorë nga pozicioni i mediatorit, sepse as jeni votuar dhe as nuk ju pranon kush për të tillë. E keni detyrim të parë të deklaroni se zgjedhjet në Shqipëri kërcënohen nga qeveria dhe jo nga opozita. Sepse nëse do te ishte tekë e Partisë Demokratike bojkoti i zgjedhjeve, nuk keni asnjë arsye pse të kujtoni se pluralizmi ka ardhur në Shqipëri 27 vjet më parë. Nuk do të cënohej asnjë qime demokracia nga mospjesmarrja e një partie politike në zgjedhje, në rast se petendimet e saj do të ishin të sajuara, por ju e dini po aq mirë sa ne se nuk është kështu. Ndaj edhe ju takon që jo vetëm ta thoni edhe gjysmën tjetër të së vërtetës, por edhe të mbani qëndrimin tuaj për këtë. Cilido qoftë ai. Sepse askush nuk ju pranon në rolin e vëzhguesit të paanshëm, sa kohë që vijon të mbeteni pjesë e rëndësishme e problemit, i cili ka vetëm një emër: Edi Rama dhe qeveria e tij.” , komenton Patozi në një shkrim në formën e letrës për “Luanin, Monikën, Petritin, Klajdën dhe natyrisht Ilirin”.

Ndër të tjera potozi thotë se “Po ja bëni të vështirë këto ditë jetën Taulantit, Gramozit, Blerinës, Famirit, e natyrisht edhe Edit, i cili shkëlqen me mosprononcimin e tij. Ata janë nervozë dhe të irrituar, sa nga shpotitë dhe shigjetat tuaja të helmatisura, por më shumë ngaqë po i mbani zvarrë për koalicionin. Nuk e fshehim dot që na vjen mirë, përsa po ndodh brenda “cadrës” suaj, por deri këtu, nuk ju falenderojmë dot.

Jo thjesht se po vazhdoni cdo të enjte të mbani me oksigjen një qeveri të rrënuar moralisht dhe politikisht prej shumë kohësh, por mbi të gjitha se po u thoni shqiptarëve vetëm gjysmë të vërteta. Dhe në kushtet e krizës së thellë, që ka pushtuar vendin, askush nuk ka nevojë për këtë lloj shërbimi”, shkruan ish gazetari, Patozi. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY