REFORMA NË DREJTËSI/ Drafti mazhorancës, Kryeprokurori Llalla ikën pas miratimit të ligjit...

REFORMA NË DREJTËSI/ Drafti mazhorancës, Kryeprokurori Llalla ikën pas miratimit të ligjit të ri

90
0
Shares

Zbulohet drafti i PS-së, për reformën në drejtësi, sipas të cilit, Presidenti zhvishet nga të drejtat në Gjyqësor megjithëse nuk prekte formula e zgjedhjes së tij, ndërsa Kryeprokurorit Adriatik Llalla i ndërpritet mandati pas miratimit të ligjit të ri
Sipas këtij drafti, kreu i Shtetit përjashtohet nga  e drejta për të emëruar   gjyqtarët e   Shkallës së Parë dhe të Apelit, duke ju lënë vetëm e drejta për anëtarët  e Gjykatës së Lartë. Gjithashtu Presidenti kufizohet dhe në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me mandat 12 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.  Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, citohet në draftin e mazhorancës.
Propozimet e mazhorancës, sjellin ndryshime rrënjësore dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Në draft parashikohet qartë ndërprerja e mandatit të  kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla, dhe zgjedhja e  prokurorit të ri në bazë të këtij ligji.
“Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, sipas këtij ligji. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë emërohet gjyqtar në gjykatën e apelit të Tiranës brenda 3 muajve nga data e mbarimit të mandatit”
Gjithashtu, presidenti i vendit përjashtohet dhe nga procesi i  përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.
“Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga 3/5 e deputetëve, me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mbi opinionin e Këshillit për Emërimet në Drejtësi për një periudhë 9 vjeçare, pa të drejtë ri-emërimi”., parashikon drafti i PS-së
Mazhoranca sjell një koncept krejt të ri dhe për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke e rikonceptuar në përmbajtje dhe në emër, i cili do të quhet  Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Këtij këshilli i shtohet  kompetenca për të propozuar anëtarët e  Gjykatës së Lartë, administrimi i buxhetit, ndërkohë që zhvishet nga kompetenca e inspektimit të gjyqtareve. Pjesë e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit nuk do të jetë më Presidenti, ndërkohë që ministri  i Drejtësisë do të gëzojë vetëm statusin e vëzhguesit. Në draft parashikohet që jashtë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, të ngrihet  Inspektoriati  i Lartë i  Drejtësisë  i cili do të jetë nën varësinë e Parlamentit duke zhbërë dy inspektoriatet qe janë aktualisht nën varësinë e Ministrisë së  Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
“Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplinore dhe ankesave kundër gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj tyre. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës edhe për inspektimin e gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë;
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga të cilët vijnë nga gjyqësori dhe 2 nga prokuroria. Ata emërohen nga Kuvendi me tri të pestat e gjithë anëtarëve, midis kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.”
Propozimet e mazhorance  do diskutohen në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, i cili do të mblidhet të hënën  pasdite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY