14-vjeçarja, seks për “të ruajtur” nderin!

14-vjeçarja, seks për “të ruajtur” nderin!

334
0
Shares

Një 19 vjecar, Erald X u dënua nga gjykata e Tiranës me 10 vjet burg pasi u akuzua për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec,

“Do t’u tregoj prindërve të tu dhe shokëve e shoqeve në shkollë që ke kryer marrëdhënie seksuale me mua dhe që nuk je më vajzë e virgjër”. Përmes këtij kërcënimi, një 19-vjeçar ka mbajtur nën presion për katër muaj me radhë një 14-vjeçare, duke e detyruar atë herë pas here të kryente marrëdhënie intime me të. Edhe marrëdhënia e tyre e parë, sipas të miturës, ishte kundër dëshirës së saj.

“Nga frika dhe tmerri se do të mund të turpërohej përpara familjes dhe shoqërisë së saj, e mitura 14-vjecare, ka rënë ‘pre’ e kërkesave dhe dëshirave seksuale që kishte dhe ka arritur të realizonte i pandehuri”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Makthi i 14-vjeçares D. ka përfunduar kur e ëma e saj ka ardhur papritmas në shtëpi dhe ka gjetur të riun të fshehur në dollapin e rrobave, shkruan gazeta shqiptare.

Referuar vendimi të gjykatës, historia ka zënë fill në vitin 2014 kur mes të pandehurit dhe minorenes D. ka pasur komunikim dhe një afritë lehtë. Duke shfrytëzuar një moment kur minorenia ishte vetëm, i pandehuri ka trokitur në derën e saj nga ku është futur vrulltas. Pa pritur miratimin e 14-vjeçares, ai e ka dërguar atë në dhomën e gjumit dhe me gjithë kundërshtitë e saj për të ndaluar ai ka kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi prindërit e të miturës kanë zbuluar historinë i kanë kërkuar familjes së 19-vjeçarit, që të mos i afrohej më vajzës së tyre. Por, kur i pandehuri ka vijuar t’i shkonte të miturës te shkolla dhe t’i përsëriste kërcënimin, atëherë e mitura e shoqëruar nga e ëma e saj kanë kallëzuar atë në Polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY