Rexhep Meidani: Dekriminalizimi bëhet me zgjedhje të reja

Rexhep Meidani: Dekriminalizimi bëhet me zgjedhje të reja

56
0
Shares

Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, deklaron se po rezultojnë shumë false të gjitha deklaratat e bëra nga Kryeministri apo që po vazhdojnë të bëhen lidhur me pastërtinë e deputetëve të PS-së të cilët tashmë ose janë në burg, ose janë dorëhequr. Ai i kërkon kryetarit të PS-së, Edi Rama, të kërkojë të paktën falje për situatën e krijuar në PS me elementët e kriminalizuar, të cilët kanë qenë përzgjedhje e tij.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i shtetit e cilëson përgjegjësi personale të kryetarit të Partisë Socialiste përfshirjen në listat e deputetëve të individëve me të shkuar kriminale.

Sipas ish-Presidentit Meidani duhet ndryshuar thellësisht konceptimi ligjor, etik e moral dhe praktika përkatëse! Në gjykimin tim, krahas procesit parlamentar-ligjor të dekriminalizimit, që duhet të jetë sa më bashkëpunues dhe me shpirt konsensusi, duhet të ecet me shpejtësi edhe në procesin politik-partiak, me rregullime statutore e strukturore, thotë ai.

Sipas tij, krahas proceseve me përmbajtje juridike (legjislative e statutore), nevojiten dhe hapa, që duhet të shoqërohen me dorëheqje e zëvendësime, pse jo dhe me rregullime tërësore, pas ndryshimeve përkatëse legjislative-kushtetuese, nëpërmjet një procesi të ri zgjedhor, të përgjithshëm ose pjesor, thote Meidani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY