DIA-CEZ/ Skema e vjedhjes së 5 milionë dollarëve përmes marrëveshjes së borxhit

DIA-CEZ/ Skema e vjedhjes së 5 milionë dollarëve përmes marrëveshjes së borxhit

109
0
Shares

Prokuroria shqiptare është në përfundim të hetimeve për atë që konsiderohet si skandali “DIA-CEZ”, me protagonist Kastriot Ismailajn dhe Josef Hejsek. Prokuroria ka gati akuzat për të dyshuarit, të cilët do të merren të pandehur brenda pak ditësh.

Nga tёrёsia e tё dhёnave tё administruara gjatё hetimit tё kёtij procedimi penal arrihet nё konkluzionin se, qёllimi i vetёm i shtetasit Kastriot Ismailaj nuk ka qenё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjё pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ- Shpёrndarje”. Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, shtetasi Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor shtetasin Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues tё kёsaj shoqёrie. Shtetasi nёn hetim, Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumente fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 004 420 lekë, duke shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ-Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zotёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie.

Kjo marrëveshje është firmosur nga shtetasi Kastriot Ismailaj, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Tiranë dhe shtetasi Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues dhe shtetasi Jan Ivan, me detyrë anëtar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. Marrёveshja e parё nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqёrisё “CEZ-Shpёrndarja” dhe pёr kёtё arsye, mё datё 01.02.2011, midis kёtyre palёve ёshtё nёnshkruar njё marrёveshje e dytё me tё njёjtin objekt dhe pёr një afat dyvjeçar. Kjo marrёveshje ёshtё zgjidhur nё muajin tetor tё vitit 2011.

Pavarёsisht mosmiratimit tё marrёveshjes nё tё njёtёn datё (tё mosmiratimit), pra në datё 25.11.2010 shoqёria DIA ka lëshuar dy fatura nё vlerёn afërsisht 1.000.000 euro, me dhe mё pas faturёn me vlerën 500 000, fatura tё cilat janё paguar nё llogaritё e shoqёrisё. Kjo pagesё pёr shoqёrinё DIA ёshtё justifikuar nga shtetasi Josef Hejsek me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues tё CEZ-Shpёrndarjes pёr identifikimin e debitorëve që pretendohet se ka kryer DIA, ose mё saktё pёr tё ashtuquajturin “Debtor Identification Report”. Ky raport është dërguar nga shoqёria DIA nё CEZ më datë 24.03.2014 të shoqërisë DIA Ltd, Dega në Shqipëri.

Shtetasi Josef Hejsek, pёr tё justifikuar pagesёn prej 1.5 milion eurosh tё bёrё pёr shoqёrinё DIA, ka kërkuar disa herë nga DIA që të kryente procesin e identifikimit të debitorëve me qëllim pastrimin e sistemit të saj nga të dhënat e pasakta. Kёshtu, nё email-in e datës 13 dhjetor 2010, ora 9:40 AM, me objekt “Dia Invoices-cleaning the costumer’s database” të Josef Hejsek drejtuar Kastriot Ismailaj. Z. Hejsek shprehet: “I Nderuar Kastriot. Për periudhën e parë 3 mujore të bashkëpunimit ndërmjet CEZ, Periudha e Identifikimit të Debitorëve na nevojiten edhe raportet për të mbështetur faturat e lëshuara së fundmi. Identifikimi ka impakt në pastrimin e databazës së klientëve të CEZ-Shpërndarje dhe për të raportuar të CEZ a.s në lidhje me rezultatet e këtij viti. Ne presim që marrim listën e konsumatorëve referuar ekzistencës/mos ekzistencës fizike, rreth ekzistencës ose jo të borxhit, nga kjo pikëpamje mund të nxjerrim konkluzionet fillestare”.

Hetimi i skandalit DIA-CEZ ka nisur që prej vitit 2012, por me një vendim të Prokurorisë së Tiranës është vendosur pushimi, pasi në përfundim nuk janë konstatuar elemente të veprës penale. Çështja është rihapur me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, i cili në muajin shkurt të vitit 2014 ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Tiranës dhe rifillimin e hetimeve. Pas këtij vendimi, prokuroria ka sekuestruar gjithë praktikën e marrëdhënieve financiare e dokumentare mes kompanisë “DIA” të Kastriot Ismailajt dhe ish-CEZ-Shpërndarjes, që përfaqësohej nga Josef Hejsek, me detyrë kryetar bordi. Në qershor të këtij viti prokuroria urdhëroi arrestimin e Ismailajt si person i dyshuar për mashtrim dhe pastrim parash, pasi në bashkëpunim me Hejsek kompania e tij ka përfituar 4.5 milionë euro pa kryer asnjë punë. Dy kompanitë kishin një kontratë për mbledhjen e borxheve, por DIA nuk ka kryer asnjë punë dhe pa bërë asgjë ka përfituar 4.5 milionë euro. Një pjesë e këtyre parave është sekuestruar në llogaritë bankare të Ismailajt dhe kjo çështje po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pritet të kërkojë konfiskimin e tyre dhe kalimin në favor të shtetit. Ndërsa pjesa tjetër e parave, sipas prokurorisë është shpenzuar nga Ismailaj për jetën e tij të luksit. Prokuroria ka identifikuar të paktën dy persona përgjegjës. Ata janë Kastriot Ismailaj dhe Josef Hejsek, por nuk përjashtohet mundësia që të përfshihen edhe persona të tjerë që mund të kenë përgjegjësi. mapo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY