SKANDAL/ Borxhet e CEZ ndaj OSHEE, banorët detyrohen të paguajnë faturat nga...

SKANDAL/ Borxhet e CEZ ndaj OSHEE, banorët detyrohen të paguajnë faturat nga dy herë

78
0
Shares

Detyrimet që CEZ ka ndaj OSHEE, i faturohen banorëve, të cilët, në Dlevinë, detyrohen të paguajnë nga dy herë, fatura të muajve të viteve më parë, të paguara një herë prej tyre.
os2Denoncimi vjen nga banorët, të cilët bëjnë të ditur se në Delvinë pothuajse 100 % e faturave të OSHEE vijnë me një debi e cila kur futesh në sistem thotë që muaji mars, tetor apo dhjetor i viti 2009 është pa paguar.
os3Banorët këmbëngulin që detyrimet në vitet e kaluara janë paguar. Për këtë, një abonent i OSHEE, bënë publike, “detyrimin e prapambetur” të zbuluar pas 6 vjetësh nga OSHEE, për të paktën dy muaj, mars deh dhjetor 2009, ndërsa publikon edhe librezën, si dëshmi se këta muaj janë paguar prej tij.
os4Por, ndërsa ky abonent është treguar i kujdesshëm dhe e ka ruajtur librezën, problem është për të tjerë abonentë që duhet të gjejnë librezën e viteve respektove, ta fotokopjojnë, të mbajnë radha dhe të presin që punonjëset e OSHEE ti hedhin në sistem. Në të kundër ju priten dritat, pa paguar sërish, ose duhet të përballen me kërcënimin për burgosje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY