Nis shqyrtimi, sekuestrimi i 5 milionë eurove të Kastriot Ismailajt në duart...

Nis shqyrtimi, sekuestrimi i 5 milionë eurove të Kastriot Ismailajt në duart e gjykatës

50
0
Shares

Gjykata nisi sot shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për sekuestron e pasurisë së Kastriot Ismailajt.
Në nisje të seancës së sotme, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për të mos gjykuar çështjen.
Më pas gjykata u njoh me provat e organit të akuzës, për sekuestrimin e rreth 5 milionë euro të Kastriot Ismailajt. Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurisë së Kastriot Ismailajt
Kastriot Ismailaj akuzohet nga Krimet e Rënda për pastrim parash. Akuzat ndaj tij, lidhen me skandalin me CEZ, në kohën që ai ishte administrator i kompanisë DIA, e përzgjedhur për mbledhjen e borxheve që debitorët i kishin CEZ.
Më pas, gjykata dëgjoi edhe pretendimet e avokatit Vladimir Meçe.
Sipas avokatit, pasuria e Kastriot Ismailajt është vënë me veprimtari të ligjshme. Vënia e kësaj pasurie, nuk ka të bëjë me akuzat ndaj klientit tim Do t’i vërtetojmë gjykatës burimin e pasurisë, shtoi ai.
Në përfundim të sqarimit të palëve, gjykata shtyu shqyrtimin e kësaj çështje, pasi të ishte njohur edhe vetë më provat dhe dosjen e prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY