Itali, theri me thikë shokun 17-vjeçar, kërkohet ekspertizë psikologjike për Igli Metën

Itali, theri me thikë shokun 17-vjeçar, kërkohet ekspertizë psikologjike për Igli Metën

63
0
Shares

“Igli Meta nuk ka dashur ta vrasë Ismaele Lullin”.
Kjo është teza mbi të cilën avokatët e shqiptarit të akuzuar së bashku me mikun e tij Mario Mema si autorë të vrasjes së 17 vjeçarit Ismaelle Lulli më 19 korrik, në Sant Angelo in Vada, në provincën e Pesaros, po përgatisin strategjinë e tyre mbrojtëse.
Gjatë ditës së djeshme Igli Meta është takuar me një psikiatër të ardhur nga Roma me qëllim realizimin e afërt të një ekspertize psikologjike kërkuar nga dy avokatët e tij mbrojtës Carlo Taormina e Salvatore Asole. Në këtë takim paraprak psikiatri ka verifikuar gjendjen aktuale psikologjike të Igli Metas e brenda pak ditësh do të japë gjykimin e tij nëse i pandehuri mund t’i nënshtrohet ose jo ekspertizës psikologjike.
Kjo ekspertizë ka si qëllim t’i jap përgjigje dy pytjeve:
1- Igli Meta ka reaguar nga provokimi i fyrejes e tradhtisë seksuale të kryer nga e dashura e tij Ambera Saliji?
2- Ka qenë tradhtia e mendimi se dikush tjetër ka përvetësuar trupin e të dashurës së tij që ka influencuar në ekuilibrin e tij psikologjik aq sa ta bëj të paaftë të kuptojë e të veprojë?
Përmes përgjigjeve të këtyre pyetjeve avokatët mbrojtës të Igli Metas do të përpiqen të hedhin poshtë tezën e një vrasjeje të paramenduar ngritur nga pala akuzuese e përfaqësuar nga prokurorja Irene Lilliu.
Një javë më parë konsulenti teknik i avokatit mbrojtës ka mbërritur në Urbino duke ndërtuar skenën e krimit me qëllim mbledhjen e të gjitha materialeve, provave, elementeve të rëndësishëm në shërbim të procesit mbrojtës.
Shqiptari Igli Meta mbrohet nga studio legale e avokatit Carlo Taormina, një nga më të mirët e më të njohurit në Itali. Karriera e tij profesionale është gërshetuar me karrierën politike duke qenë dhe deputet i Parlamentit Italian përkrah Partisë Forza Italia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY