DEBATI/ Nard Ndoka shembull i mirë që Ilir Beqja nuk po e...

DEBATI/ Nard Ndoka shembull i mirë që Ilir Beqja nuk po e arrin dot

53
0
Shares

Ka qenë i ashpër debati i sotëm në Komisionin e Çështjeve Sociale, ku i pranishëm për të raportuar ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka sulmuar ministrin Beqaj për mungesën e ilaçeve nëpër qendrat spitalore, duke e akuzuar se nuk po mundet të arrijë as standardet e Nard Ndokës si ministër.

Debati në Komisionin e Çështjeve Sociale


Ilir Beqaj: Nuk ka mungesë ilaçesh në spitale.
Albana Vokshi: Mungojnë 15 ilaçe decizive sot në treg. Në qendra shëndetësore mungojnë shiringat dhe pambuku. A i dini ju këto z. Ministër?
Ilir Beqaj: Kjo ishte sjellje e pritshme prej teje si specialiste e ilaçeve firmato.
Albana Vokshi: Vëre në punë Sanatoriumin. As një koronarografi nuk bëhet sot atje. Kam një mesazh që dikush më thotë se ka 3 muaj që nuk merr ilaçin e së ëmës për kancerin.
Ilir Beqaj: Kjo historia jote e “Facebook”-ut është bërë në modë. Si “Facebook”-u i Saliut.
Albana Vokshi: S’ta them dot emrin se e heq nga puna. Ju e keni bërë terror dhe diktaturë këtu.
Albina Deda: Mungojnë një sërë ilaçesh..
Ilir Beqaj: Nuk mund të dëgjoj broçkullitjet që ke thënë gjithë vitin.
Albina Deda: Injorancë e broçkullitje e kombinuar mirë te ti. Je strumbullari i gjithë këtyre marrëveshjeve me depot farmaceutike. Pyet se je i vetmi ministër që s’di dhe s’pyet profesorët për vendimet që merr. As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ruajte dot. Se ti i kapërcen njohuritë e Nardit në shëndetësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY