Berisha: Drejtësia kurban te këmbët e Edi Ramës

Berisha: Drejtësia kurban te këmbët e Edi Ramës

61
0
Shares

Sali Berisha ka denoncuar sot, atë që sipas tij reforma “me thikë në palcë”, përtej ligjeve dhe Kushtetutës, e Edi Ramës.
Në këtë denoncim, duke marrë shkas nga ndryshimet kushtetuese të përgatitura nga dyshja Xhafaj – Dvorani, Berisha shton se “drejtësia kurban te këmbët e Edi Ramës”.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

“Të dashur miq, tre dite më parë denoncova publikisht reformën me ‘thikë në palcë’ të drejtësisë të Edi Ramës apo reformën, sipas tij përtej ligjeve të shkruara, si reformë të vullnetit të tij për t’u bërë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë. Sot lexova paketën e ndryshimeve kushtetuese Xhafa-Dvorani (Xhafa bis).
Neni 19 i paketës stimulon: Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj të miratuar nga Kuvendi, për rishikimin e Kushtetutës.
Pra Xhafa Dvorani-Omari shkruajnë se reforma është reformë jo vetëm përtej ligjeve por dhe përtej Kushtetutës e cila thotë:
-1. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
-2. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
Pra Gjykata Kushtetuese bën interpretimin e Kushtetutës përveç pjesës që shkruajnë Xhafa -Dvorani sipas tekstit të Ramës.
Një mik i imi me tha sot në zyrë se sipas kësaj logjike nesër Ramës mund ti teket të anulojë kartën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe për këtë të votojë në parlament një ligj si ky, përtej Kushtetutës që nuk lejon Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e tij. Kësaj i thonë reformë me ‘thikë në palcë’ apo drejtësia kurban te këmbët e Edi Ramës.
Nuk u ndala këtu në nenet e luftës së klasave pra të ndërprerjes së mandateve brenda tre muajve të të gjithë të mandatuarve që nuk janë propozuar nga ‘old mayer’ sepse ato i vetëkupton çdo njeri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY